Pendarovski në Kërçovë, rruga integruese e vendit, e vetmja rrugë
Presidenti duhet të luajë rolin e përbashkimit për gjithë qytetarëve....

"Presidenti duhet të luajë rolin e përbashkimit për gjithë qytetarëve, ndërsa ndasitë janë kërcënimi më i madh për shoqërinë tonë. Jemi shtet i vogël”, tha mes tjerash para qytetarëve kandidati për president i mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski, në tubimin e mbrëmshëm në Kërçovë.
Pendarovski para kërçovarëve kërkoi votë edhe për një mandat të ri, duke thënë se rruga vetme për vendin, është rruga euroartlantike, SHBA-të dhe Europa perëndimore.
Gjthçka tjetër është mashtrim i popullit dhe kthim prapa drejt një të ardhme të pa sigurtë të cilën për fat të keq po e ofrojnë disa të tjerë në këtë fushatë.
“Partia kryesore opozitare edhe para 20 viteve ishte kundër Marrëveshjes së Ohrit, edhe sot është kundër. Ju e dini se gjithmonë kur bëhej fjalë për propozime ligjore apo për ndonjë ndryshim në Kushtetutën përmes së cilës të hgjithë ne që jetojmë këtu do të jemi të barabartë, ata ishin kundër. Edhe sot zyrtarisht thonë se nëse do të kenë mundësi ta ndryshojnë apo ta zhbëjnë Marrëveshjen e Ohrit. Nëse do të kenë mundësi, gjëja e parë që do të bënin, është të ndryshonin Marrëveëshjen e Prespës e cila na rrjeshtoi në mesin e shteteve më të fuqishme në botë. Andaj vlerësoj se duhet që herën e parë më datë 24 prill dhe për herë të dytë më 8 maj, duhet që masovikisht t’ju themi “Jo”, përpjekjeve dhe opcioneve të tilla sepse ato po na çojnë drejt situatave të paparashikueshme si dhe drejt konflikteve të reja”. – tha kandidati për president nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski para qytetarëve të Kërçovës u zotua se nëse fiton besimin e qytetarëve për mandat të dytë, ai do të jetë President i të gjithëve, dhe se do të punojë për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, që do të parandalojë ikjen e trurit jashtë vendit, tha ai. (Rexhep Qamili, TVM2)
