Jakimovski në Krushevë, para dyerve të BE-së presim vetëm deri në vitin 2030

07.04.2024 13:21

Roli i Maqedonisë në NATO dhe BE...

Roli i Maqedonisë në NATO dhe BE duhet të përforcohet, por maqedonasit nuk goxojnë të vazhdojnë të nënçmohen, ka deklaruar nga Krusheva, kandidati për president i koalicionit "Guximshëm për Maqedoninë", Stevçe Jakimovski.

Sipas tij  votëbesim në zgjedhje nuk duhet të marrin politikanë të cilët e cënojnë dinjitetin e vendit. Ai vlerëson se anëtarësimit të vendit në BE po i bëhen obstruksione, me kushtëzime të vazhdueshme dhe kërkesa të reja.

Pritja për anëtarësim në BE, nuk mund të jetë e pa fund,  tha Jakimovski, sipas të cilit numri i politikanëve të ashtuquajtur evropian në vend po rritet, por ata nuk po i mbrojnë interesat e vendit.

“Përkrahje edhe më tej drejt përforcimit të rolit të Republikës së Maqedonisë në NATO strukturat dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, por patjetër të them se misioni im do të ishte që të ngritet dinjiteti i Republikës së Maqedonisë. Ajo që kërkojmë është vetëm pak më shumë respekt për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ajo që patjetër duhet t’ia bëjmë me dije BE-së, është se ne jemi të gatshëm të presim para dyerve të BE-së deri në vitin 2030, më pas nuk jemi të gatshëm, deri ku kemi aritur aq dhe më tej do të kërkojmë zgjidhje për të gjitha problemet e qytetarëve tanë, sidomos për problemet ekonomike që i ka Republika e Maqedonisë.” – u shpreh nga Kruesheva kandidati për president - “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevçe Jakimovski.

 Jakimovski njëherit thekson se nevojitet strategji për kthimin e të rinjëve që kanë lëshuar vendin. Sipas tij të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të politikave jo të mira të pushtetit. (Florije Kamberi, TVM2)