6 muaj nga lufta në Palestinë, në Izrael demonstruesit kërkojnë lirimin e pengjeve

07.04.2024 14:40

Derisa mbushen plot 6 muaj nga lufta në Gaza....

Derisa mbushen plot 6 muaj nga lufta në Gaza, mijëra izraelitë kanë dalë në protesta kundër kryeministrit të vendit të tyre, Benjamin Netanyahu. Protestat u mbajtën mbrëmjen e së shtunës, duke kërkuar ndërprerje të luftës dhe një marrëveshje pengjesh në Gaza.

Tubimet në Tel Aviv dhe qytete të tjera erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite gjetën trupin e pengut Elad Katzir.

Më vonë, policia shpërndau me forcë turmën e protestuesve të mbledhur në Tel Aviv. Demonstratat ishin të fundit në një seri protestash të mëdha antiqeveritare që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu.

“E ndjej sikur janë të harruar pengjet, këtu në Izrael por edhe në botë.”

“Shpresoj se do të mund ta ndryshojmë Qeverinë dhe të kemi një kryeministër që do të kujdeset për popullin dhe jo vetëm për vetë dhe familjen e tij”.

“Mendoj se është e dëmshme që akoma e kemi Netanjahun si kryeministër. Mendoj se ai duhet të dorëhiqet.”

“Mendoj se ishte mjaft. Dikush thotë se nuk është mirë të ketë demonstrata në kohë të luftës, por nuk ka mundësi tjetër përveç ndryshimit të udhëheqësisë.” – thanë disa nga protestuesit izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka premtuar se do ta vazhdojë betejën me Hamasin, teksa përgadit ushtarë për në qytetin jugorë Rafat.

Komuniteti ndërkombëtarë kundërshton në vazhdimsi dhe dërgon apel për ndërprerejen e katastrofës humanitare.

Zemërimi ndërkombëtarë u rrit, pasi në një sulm ajror të Izraelit, humbën jetën 7 puntorë humanitarë. Izraeli thotë se ishte fatkeqësi, por shtetet prej ku kishin prejardhjen kërkojnë hetim të detajuar.

“Duhet të përkujdesemi që të marrin ndihma humanitare ata të cilët kanë nevojë dhe duhet të sigurohemi se e drejta humanitare respektohet, kjo e siguron të drejtën e puntorëve humanitar që të mund në mënyrë të sigurtë ta kryejnë punën e tyre humanitare.” – tha Kryeministri i Australisë, Entoni Allbanes.

Ndërkohë në Egjipt do të ketë raund të ri të negociatave. Nga shtëpia e bardhë kanë njftuar se bisedimet vazhdojnë me përfaësues të BE-së.

Uashingtoni kërkon që pas mbarimit të betejës dhe afrimit për formimin e shtetit palestinez, Izraeli të tërheqet plotësisht. 

Nga fillimi i luftës, nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi është bërë e ditur se janë vrarë mbi 33 mijë palestinezë. (Florije Kamberi, TVM2)