Zgjedhejt Presidenciale, Dimtrievski në Strugë kërkon ndryshim të kornizës me BE-në
Kandidati për president i Lëvizjes, “E di”, Maksim Dimitrievski...

Kandidati për president i Lëvizjes, “E di”, Maksim Dimitrievski, fushatën e tij e ka vazhduar në Strugë, ku kanë hapur shtabin zgjedhor dhe kanë realizuar takim me qytetarët.
Dimitrievski sërish thekson ndryshimin e kornizës negociuese me BE-në, të cilën e kërkon të përshtatet me kushtet që i pranon pupulli në vend.
“Në BE të shkohet me kokën lartë dhe duke i ruajtur vlerat e popullit”, thotë Dimitrevski. Poashtu edhe problemet me fqiun lindor të zgjidhen sipas raportit dypalësh.
“Korniza e tashme që për momentin është në fuqi, të adaptohet me kushtet e përgjithshme shoqërore të pranueshme në Maqedoni, në pajtim me dëshirën e qytetarëve në Maqedoni, sepse është e papranueshme që si popull dhe shtet të jemi të mohuar. Ne ekzistojmë në kontinuitet edhe si popull, edhe si gjuhë dhe me histori vetanake, kulturë dhe ky është pasqyrim i përpjekjeve dhe luftërave të të pareve tanë. Është e palejueshme që dikush në shekullin 21 që është anëtare në BE të na mohojë në vazhdimësi. Kush të vijë në pushtet duhet seriozisht t’i rreket kësaj fushe.” – u shpreh kandidati për president i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski.
Dimitrievski premton se nëse merr përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje, do të jetë i pari i të gjithëve dhe do t’ju ofrojë partive politike të ardhshme të nënshkruajnë platformë nacionale që ruan vlerat nacionale maqedonase.
Do të kujdeset edhe për ekonominë e vendit, drejtësinë dhe do të punojë në ndaljen e ikjes së të rinjëve nga vendi. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
