Zgjedhjet Presidenciale, Vankovska: Bota po ndryshon kahjen, t’i përshtatemi

07.04.2024 16:07

Partia, "E Majta”, vazhdon takimet me qytetarët...

Partia, "E Majta”, vazhdon takimet me qytetarët me të cilën bisedën e zakonshme e zhvillon për daljen e vendit nga pakti -veri-atlantik. 

Nga Demir Hisari, Vankovska zotohet se këtë do ta bëjnë sipas procedurës që ia lejon Kushtetuta dhe të drejtave që dalin nga fuqia e presidentit të shtetit.

Sipas saj, bota po hyn në një fazë të re të ridefinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sigurisë ndërkombëtare dhe konsideron se Maqedonisë nuk i duhet invenstime në luftëra të huaja dhe ndarje nga buxheti ynë në  luftëra imperialiste.

“Do të ngris procedurën sipas Kushtetutës dhe ingerencave që i ka kryetari për daljen nga NATO-ja, sepse kam përshtypjen se në pesë vitet e ardhshme  aq sa zgjat mandati, bota do të ndryshojë shumë dhe kam frikë se po ndryshohet për të keq dhe me politikë të tillë ne rrezikojmë  jo vetëm që të financojmë nga varfëria jonë,  kompleks  industrial luftarak   dhe ndoshta fëmijët tanë do të jenë të rekrutuar për ndojnë betejë luftarake. Unë jam për atë që të udhëheqim politikë të jashtme  të mirëqenies, shumëvektoriale që do të thotë, të hapur drej katër anëve të botës dhe them jo në bazë të politikës, pa imponim kush është i mirë kush demokrat, kush jo.” – tha kandidatja për presidente e së “Majtës”, Biljana Vankovska.

Për Vankovskën, tre Marrëveshjet, ajo e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë, e kanë sjellur vendin tonë në këtë situatë dhe duhet të shfuqizohen nëse duam të bëhemi shtet i vërtetë, Maqedoni që do t’i bashkangjitet botës multipolare, sepse siç thotë Vankovska, “Sarajet e Bardha lindin në Lindje”.

Vankovska  takimet i vazhdon me qytetarët e Tetovës.