Peter Pellegrini fitues i zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki

07.04.2024 17:20

Peter Pellegrini, e ka mposhtur kandidatin properëndimor...

Peter Pellegrini, e ka mposhtur kandidatin properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë. Pellegrini i fitoi 53 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën, duke e mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, properëndimorin Ivan Korcok, i cili i fitoi rreth 47 për qind të votave.

“Dua të jem president ashtu siç ju premtova, i cili gjithmonë duke i respektuar të drejtat tona ndërkombëtare, do të mbroj interesat nacionale dhe shtetërore të Republikës së Sllovakisë. Do të jem president i cili do ta mbështes qeverinë gjithkund ku është e nevojshme dhe gjithkund ku ështëe  mjundur në përpjekjet e saja që ta përmirësojë jetën e popullit në Sllovaki. Do të bëj gjithçka që mundem që të siguroheni se Sllovakia, pa marrë parasysh nëse dikujt i pëlqen ose jo, gjithmonë do të mbetet në anën e paqes, e jo në anën e luftës.” – tha Presidenti i ri i Sllovakisë, Peter Pellegrini.

Pellegrini u bë presidenti i gjashtë i Sllovakisë, duke e mposhtur Caputovan, një mbështetëse e madhe e shtetit fqinj Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, e cila nuk garoi fare për mandatin e dytë për presidente.

Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fiço me aleatë i kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë.

Kritikët druajnë se Sllovakia nën drejtimin e Fiços do ta braktisë rrugën properëndimore dhe do ta ndjekë drejtimin e Hungarisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri populist, Viktor Orban. (Gyltene Sinani, TVM2)