Dortmundi e Wolfsburgu në gjysmëfinale

08.04.2015 12:24

Edhe pse me vështirësi, Borussia Dortmund dhe Volfsburgu kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë...

Verdhezinjtë e Klopp mundën 3-2 Hoffenheimin pas kohës shtesë, duke mbajtur gjallë shpresat për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, pasi Kupa është shpëtimi i vetëm për Borussian në këtë sezon duke qenë se nëpërmjet kampionatit shanset që Dormtundi të kualifikohet në Europa League i ka me të vërtetë të pakta.

Ndërkohë edhe pse u mendua se Volfsburgu do ta kishte të lehtë për të kaluar Freiburgun, nuk rezultoi kështu. Madje të zotëve të shtëpisë i erdhi në ndihmë edhe arbitri, i cili akordoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Rodriguez në minutën e 72-të.