Shkarkimi i kryetarëve në Veri, “Lista serbe” kundër votimit të 21 prillit

07.04.2024 17:47

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë...

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti kryeministri i Kosovës, sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tij janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit.

Ai poashtu ka thënë se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” pasi numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur" në mënyrë disproporcionale, për 433 për qind.