Siljanovska-Davkova në Kavadar, ta këthejmë dinjitetin më 24 prill

07.04.2024 17:01

Me zgjedhjen e duhur mund ta këthejmë dinjitetin...

Me zgjedhjen e duhur mund ta këthejmë dinjitetin,  ka deklaruar gjatë tubimit në Kavadar, kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas saj, ky është momenti kur qytetarët në mënyrë kritike duhet të sillen ndaj qeverisë, duke u pyetur a janë krenarë me qeverinë, a janë krenarë me presidentin aktual, a janë krenarë me kryemisnitrin, apo me kryetarin e kuvendit, a janë krenarë me politikat që i udhëheqin?

Siljanovska Davkova, tha se edhe ajo po e pyet veten këtyre ditëve rreth kësaj duke shtuar se ditëve të fundit e ka lexuar librin me titull “I huaj në vendin tënd”, i Rade Siljan.

“Jo rastësisht na vlerësojnë dhe nuk më besohet se jemi populli më i pa lumtur në Evropë. Por unë nuk jam shumë e lumtur kur shoh se si studentët më të mirë, më të mençurit, më kompetitivët po e lëshojnë vendin. Kjo më krijon dilema të mëdha. Nuk jam e lumtur kur e dij se atë që e kam ligjëruar për drejtësinë, për të drejtën, nuk e identifikoj te gjyqësori i pavarur. Kjo më dhemb. Nuk jam e lumtur kur them se administrata profesioniste është motorri kryesorë për  një jetë të mirë.” – tha kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska- Davkova.

Evropa, sipas Siljanovska Davkovës, nuk mbrohet me recitim por me ndryshime, që nënkuptojnë shtet i së drejtës, të kemi shëndetësi të mirë, apo arsim të mirë. (Gyltene Sinani, TVM2)