Ukrainë, tre të vrarë në Zaporizhja
Tre civilë janë vrarë nga një sulm rus....

Tre civilë janë vrarë nga një sulm rus në rajonin juglindor Zaporizhja, teksa Rusia i vazhdoi sulmet ajrore dhe të artilerisë ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, njoftuan zyrtarët lokalë.
“Dy burra dhe një grua vdiqën nën gërmadhat e shtëpisë së tyre, e cila u godit nga një predhë ruse”, tha guvernatori lokal, Ivan Fedorov, në Telegram.
Sipas tij një person tjetër u plagos kur forcat ruse e bombarduan qytetin me raketahedhës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se Rusia i kreu 88 sulme ajrore gjatë natës, duke i lëshuar 17 dronë Shahed dhe 10 raketa.
Kundërajrorët ukrainas i shkatërruan të gjithë 17 dronët rusë, sipas ushtrisë ukrainase. Dronët u rrëzuan në rajonet Dnipropetrovsk, Harkiv dhe Poltava.
Më shumë se 100 fshatra ukrainase u përballën me zjarrin e artilerisë ruse në disa rajone ukrainase.
Ushtria, poashtu theksoi se 57 luftime u zhvilluan së fundmi mes trupave ukrainase dhe forcave pushtuese ruse.
