Urim nga OSBE-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prillit
08.04.2015 12:27
Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Bret sot i dërgoi urim komunitetit rom me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 prillit...

"Misioni konsideron se e ardhmja e qëndrueshme demokratike mund të arrihet vetëm me zhvillim të shoqërisë nëpërmjet inkuadrimit të të gjitha komuniteteve", porosit Bret në urim.
Dita ndërkombëtare e romëve, shton ai, na shërben neve të cilët punojmë në këtë sferë, për të na përkujtuar në mandatet tona dhe obligimet e vendit në raport me romët.
Bret thekson se Misioni e inkurajon dh e mbështet qasjen multiagjenci, që ka për qëllim t'i përmirësojë kushtet për jetë të komunitetit rom dhe t'u mundësojë t'i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre.
