Maqedoni
Parashikimi i motit
08.04.2024 09:02
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell...

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell.
Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 27°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.
