Maqedoni

Shkup, sanksionohen 137 shoferë, 67 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

08.04.2024 09:14

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 sanksione. 
 
Gjashtëdhjetë e shtatë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.