Maqedoni

Dita e pestë e fushatës zgjedhore, kandidatët për president promovojnë platformat e tyre

08.04.2024 11:11

Në ditën e pestë të fushatës së zgjedhjeve presidenciale, kandidatët për president përmes tubimeve...

Në ditën e pestë të fushatës së zgjedhjeve presidenciale, kandidatët për president përmes tubimeve, debateve, si dhe takimeve me qytetarët i prezantojnë programet e tyre.

Kandidati i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për mandatin e dytë do të mbajë tubim në komunat e Shkupit, Kisella Vodë dhe Aerodrom. 
 
Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, sot do të prezantojë programin e saj në Novaci, Demir Hisar dhe Manastir. 
 
Kandidati për president të shtetit nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani, do të jetë në komunën e Shuto Orizares, ku do të mbajë panel diskutim me temën: “Barazia, konsensusi dhe kohezioni social”, si dhe konferencë për media pas përfundimit të panelit. 
 
Në zyrën qendrore të koalicionit “Vlen”, kandidati për president Arben Taravari do të mbajë konferencë për media. 
 
Kandidati për kryetar të Lëvizjes “E di  – Për Maqedoninë tonë”, Maksim Dimitrievski do ta prezantojë programin me titull “Manifesti për Maqedoninë” në Ohër, Debërc, Velmej dhe Leshani, ku do të zhvillojë takime me qytetarët në kejin e Ohrit, nëpër çarshinë e Ohrit dhe tregun e qytetit, si dhe do të vizitojë disa amvisëri në fshatin Velmej dhe fshatin Leshani.
 
Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga “E Majta” e vazhdon fushatën e saj presidenciale me takime me qytetarët në Bogdanci dhe Gjevgjeli dhe kandidati për president nga “Guximshëm për Maqedoninë”, do ta prezantojë platformën e tij para banorëve të Kërçovës.