Bursa për studime në Universitetin për teknologji informatike dhe Menaxhment në Zheshov
Universiteti për teknologji informatike dhe menaxhment në Zheshov, Poloni, siguron bursa për studime deridiplomike për shtetasit e Maqedonisë në vitin 2015/2016, të cilat mbulojnë tërë shumën e shkollimit apo 50 përqind...

Studimet janë në gjuhën angleze, zgjasin tre vite, ndërsa studimet deri diplomike dy vite.
Në studimet deri diplomike në gjuhën angleze kandidatët kanë mundësi për : Menaxhment të aviacionit (nën patronatin e kompanisë gjermane Lufthanza); Teknologji informatike; Menaxhment financiar, Kontabilitet financiar, Menaxhment internacional, Fizioterapi.
Kandidatët të cilët do të konkurrojnë për studime deri diplomike duhet të jenë shtetas të RM-së. të kenë të kryer shkollimin e mesëm katërvjeçar, ta njohin në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhln angleze, me dëshmi për çertifikatë të dhënë (TOEFL, IELTS apo të tjera) përveç nëse mësimi në shkollën e mesme nuk ka qenë në gjuhën angleze.
Pas shpalljes së fituesve të bursave të plota dhe të pjesërishme, ata do të duhet t'i kompletojnë dokumentet e nevojshme për regjistrim. Kandidatët do t'i zgjedhëm komisioni i UTIM sipas rregullores së tyre dhe nga suksesi i arritur në testin për njohuri të përgjithshme edhe në shkollimin emesëm dhe maturë.
Për më shumë informata mund të kontaktohet në adresën elektronike [email protected] dhe në tel. 02 3125 500, personi pë kontakt në përfaqësinë e Maqedonisë në UTIM në Shkup është Sandra Bojkovska.
UTIM në Zheshov ka tre kamopuse dhe studentë nga 23 vende të botës. Tridhjetë për qind e studentëve janë tërësisht apo pjesërisht me bursa nga vetë universiteti.
