Maqedoni

Toshkovski për arrestimin e Saliut: Është pasojë e sulmit ndaj zyrtarit të policisë

08.04.2024 11:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë ka reaguar Lidhur me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu nga Shkupi

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë ka reaguar Lidhur me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu nga Shkupi, dhe sipas tij  i njëjti është rezultat i sulmit ndaj policëve, të cilët ishin angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në një ndeshje futbolli që u vlerësua si një ndeshje e rrezikshme për sigurinë. Pas arrestimit të personit F.S., vetura në pronësi të tij është kontrolluar dhe në të është gjetur një armë. 

“Dua të theksoj se i kuptoj shqetësimet e Shoqatës së Gazetarëve dhe Sindikatës së Gazetarëve, por Ministria e Punëve të Brendshme duhet të trajtojë në mënyrë të barabartë këdo që sulmon një punonjës policie, sipas procedurave të përcaktuara ligjore. Si ministër, deri më tani kam treguar se qëndroj për transparencë dhe llogaridhënie për punën e MPB-së dhe kështu do të mbetet, por ligjet në vend duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj.”, ka thënë Toshkovski në faqen e tij në Fejsbuk. 
 
Në këtë kontekst, shton Toshkovski, “u bëj thirrje partive politike, shoqatave, sindikatat dhe të gjithë faktorëve të tjerë relevant që të përmbahen nga deklaratat dhe njoftimet që bëjnë presion mbi policinë dhe t'i lënë policët të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa politikë dhe ekskluzivisht në përputhje me Ligjin.”.