Botë

Lufta Izrael – Hamas, Izraeli tërheq trupat nga pjesa jugore e Gazës

08.04.2024 12:12

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës....

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës.
 
Ndërsa lufta shkatërruese në Gazë hyn sot në muajin e saj të shtatë, negociatorët nga ShBA-ja, Egjipti, Katari, Izraeli dhe Hamasi takohen sërish në Kajro në një përpjekje të shumëfishtë për të arritur një armëpushim që do të lidhet me lirimin e pengjeve. Izraeli është nën presion si ndërkombëtarisht, ashtu edhe brenda vendit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën e rrethuar. 
 
Të shtunën mbrëma në Tel Aviv pati një mobilizim të madh kundër Netanjahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij, zgjedhje të parakohshme dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.