Investuesit japonezë do të njoftohen me biznes klimën në Maqedoni
Mundësitë për investim në Maqedoni do të prezantohen në biznes forumin që do të mbahet nesër në Tokio në organizim të Ambasadës së Maqedonisë dhe Organizatës japoneze për tregti të jashtme...

Investuesit e pranisëm potenciaë me kushtet për bërje biznes në Maqedoni do t'i njoftojë ministri i angazhuar për tërheqje të investimeve të huaja Goran Mickovski. Është paralajmëruar pjesëmarrja e qindra kompanive japoneze nga sektorë të ndryshëm.
Ministri Mickovski do të ketë takime me nënkryetarin e Organizatës japoneze për tregti të jashtme, si dhe me përfaqësues të kompanive me të cilat do të këmbejë mendime dhe përvoja për mundësitë investuese të cilat i ofron Republika e Maqedonisë.
Mickovski në Tokio do të marrë pjesë edhe në Samitin për ekonomi të re (HEC), i cili mbahet më 7 dhe 8 prill të këtij viti dhe paraqet një prej konferencave më të mëdha botërore të organizuara nga ana e Asociacionit japonez për ekonomi të re.
Vizita në Japoni është në kuadër të aktiviteteve qeveritare për tërheqje të investimeve të huaja, ndërsa si rezultat i përpjekjeve dhe aktiviteteve të përfaqësivediplomatike të Maqedonisë në pjesën e diplomacisë ekonomike.
