Merr fund thatësira e Juventusit

08.04.2024 13:59

Juventus i dha fund thatësirës në Seeria A duke u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh....

Juventus i dha fund thatësirës në Seeria A duke u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh. ‘Zonja e vjetër’ mposhti minimalisht 1-0 Fiorentinën dhe mori tre pikë të rëndësishme për të qëndruar në zonën ‘Champions’. Në ‘Allianz Stadium’ vulosi goli i Gatti-t i realizuar në minutën e 21. Me këtë fitore Juventus merr siguri për vendin e tretë në renditje, duke krijuar një distancë prej 4 vitesh me Bologna-n e vendit të katërt dhe 6 pikë më pak se Milani i vendit të dytë.
 
Te fitoret pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Napoli që mposhti 2-4 me përmbysje Monzan. Osimhen barazoi shifrat 1-1 në pjesën e dytë para se Politano dhe Zielinski ta dërgonin rezultatin në 1-3. Vendasit u përpoqën të rikthehen në lojë me golin e Colpanit, por më pas Raspadori vulosi gjithçka. Pavarësisht fitores Napoli mbetet larg zonës që lufton për një vend në Champions.