Feyenoord e turpëroi Ajax-in

08.04.2024 14:00

Feyenoord “asfalton” 6-0 Ajaxin në ‘Klasike’ për raundin e 29-të të elitës së futbollit holandez...

Feyenoord “asfalton” 6-0 Ajaxin në ‘Klasike’ për raundin e 29-të të elitës së futbollit holandez. Miqtë nga Amsterdami ishin për “faqe të zezë” duke mos pasur asnjë rast të rrezikshëm, për të mos goditur asnjëherë portën në mënyrë serioze.
 
Në kolonën e statistikave vërehet se Ajax ka vetëm një goditje këndi, gjëja më e mirë që djemtë e van ‘t Schip mundën të bënin gjatë 90 minutave. Në “De Kuip” të Rotterdamit vendasit shënuan tre herë në pjesën e parë me Paixao, Minteh dhe Hancko.