NBA, Philadelphia triumfoi pas dy shtesave

08.04.2024 14:06

Në mbrëmjen mes të hënës dhe të dielës, fituesi i dy përballjeve u vendos pas minutave shtesë...

Në mbrëmjen mes të hënës dhe të dielës, fituesi i dy përballjeve u vendos pas minutave shtesë. Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes Philadelphia 76ers, pas dy shtesave me rezultatin 133:126 e mundi San Antonio Spurs. Ishte kjo një ndeshje në të cilën fitorja mund ti takonte secilës nga këto dy skuadra. Mysafirët në 9 sekonda para përfundimit me tre pikëshin  e Batum, avansuan me 109-108, por në 2.1 sekona para fundit me tre pikësh u kundërpërgjigj Champagnie, për avantazhin e Spurs me 111-109. Por Maxey në 0.2 sekonda e barazoi rezultatin dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Philadelphia është e shtata në Lindje (44-35), ndërsa Philadephia e fundit në Perëndim (19-59).
 
Minutat shtesë vendosën edhe fituesin e përballjes Dallas - Houston Rockets, ndërsa në fund fitues me  147-136 basketbollistët vendas të Mavericks. Kyrie Irving shënoi 48 pikë, ndërsa slloveni Luka Donçiç kishte 37  pikë dhe 12 asistime për Dallasin, që bënë edhe një hap më pran bartësit të pestë në mbiluajtjen e konferencës së Perëndimit. Tek skuadra e Houston, më të spikatur ishtin Dillon Brooks me 29 pikë, si dhe Fred VanVlert me 24 pikë e 12 asistime. (Gazetar Safet Ademi)
 
NBA - Rezultatet:
  • Dallas Mavericks - Houston Rockets 147-136 (v)
  • LA Clippers - Cleveland Cavaliers 120-118
  • Indiana Pacers - Miami Heat 117-115
  • Boston Celtics - Portland Trail Blazers 124-107
  • Charlotte Hornets - Oklahoma City Thunder 118-121
  • Orlando Magic - Chicago Bulls 113-98
  • Toronto Raptors - Washington Wizards 130-122
  • Phoenix Suns - New Orleans Pelicans 105-113
  • Milëaukee Bucks - New York Knicks 109-122
  • San Antonio Spurs - Philadelphia 76ers 126-133 (2 v)
  • Brooklyn Nets - Sacramento Kings 77-107
  • Golden State Warriors - Utah Jazz 118-110
  • Los Angeles Lakers - Minnesota Timberwolves 117-127