Mundje, Maqedonia mbetet jashtë LOV “Paris 2024”

08.04.2024 14:09

Maqedonia e Veriut, ka mbyllur konkurrimin e saj në eliminatoret evropiane që këtë fundjavë u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit...

Maqedonia e Veriut, ka mbyllur konkurrimin e saj në eliminatoret evropiane që këtë fundjavë u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit. Maqedonasi i natyralizuar Vladimir Egorov, ka bërë një paraqitje të mirë, ashtu që vetëm 1 poen e ndante nga plotësimi I normës olimpike. Ai në ½ finale të eliminatoreve u mund nga vendasi Alibabas Razade. Kështu asnjë mundës në disiplinën mundje e lirë, në Baku nuk ja doli të sigurojë normë. 
 
Maqedonia në këto eliminatore në Baku, u përfaqësua me 5 mundës prej të cilëve një në konkurencë të femrave. Distanca më e largët që arritën tre mundësit tjerë ishte 1/8 e finales, ndërsa Rjabolova tek femrat u eliminua në ¼ e finales. Në turneun evropian eliminator në Baku, u plotësuan 36 norma olimpike. Mundësit e vendit gjasë të re për të siguruar vizë për LOV “Paris 2024”, do të kenë në eliminatoret botërore të cilat në maj do të mbahen në Stamboll. Në këto eliminatore tre mundësit e parë të secilës kategori do të sigurojnë kualifikimin në Paris. (Gazetar Safet Ademi)