Maqedoni

Pendarovski tubim në Ohër: Nuk duhet mbështetur konceptet aventuriere

08.04.2024 14:41

Patëm premtuar para 7 vitesh se Maqedoninë do ta bëjmë vend anëtarë të NATO-s dhe atë e kemi realizuar....

Patëm premtuar para 7 vitesh se Maqedoninë do ta bëjmë vend anëtarë të NATO-s dhe atë e kemi realizuar. Kemi bërë edhe hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, por këtë rrugë po e bllokon fqinji ynë lindor, i cili u soll tërësisht në mënyrë antievropiane. Kështu deklaroi gjatë tubimit në Ohër kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili njëherit e akuzoi opozitën për qëndrime antimaqedonase. Ai duke kërkuar nga qytetarët e Ohrit përkrahjen që të rizgjidhet për herë të dytë në postin e presidentit, ofertën e kundërkandidatëve e quajti koncept avanturesk, që nuk duhet fituar mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit dhe të 8 majit. 
 
“Ne e kthyem Maqedoninë në Hartën e Evropës, pasi dëshmuam se jemi partnerë strategjikë edhe me ShBA-në edhe me shtetet më të mëdha me BE-në, prandaj erdhëm në hap të bisedimeve praktike, pasi hapëm konferencën e parë. Shpresoj se më 24 prill dhe 8 maj, një numër i madh qytetarësh do t’u thotë jo këtyre koncepteve aventureske, të cilat ofrojnë vetëm mjegull politike ose mace në thes. Kur nuk u thonë se për çka do të angazhohen dhe si ne mund të ecim përpara, kur u thonë se do t’i rinegociojmë të gjitha marrëveshjet të cilat e kanë bërë Maqedoninë këtë që është sot dhe e respektuar në Evropë dhe botë, atyre njerëzve nuk duhet besuar dhe nuk duhet t’u jepen vota.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski u zotua se, nëse fiton besimin e qytetarëve do të jetë President i të gjithëve dhe do të punojë për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve që do të parandalojë ikjen e trurit jashtë vendit. Ai njëherit ka ftuar për debat kandidaten e VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, fillimisht ka pranuar debatin, por më pas është tërhequr. 
 
FLUTURA LATIFI