Maqedoni

Zëvendësministri në detyrë i MPB-së, vizitë në Ohër

08.04.2024 14:57

Situata e sigurisë në Ohër është e favorshme, qytetarët janë të sigurt, krimet dhe aksidentet në trafik janë zvogëluar...

Situata e sigurisë në Ohër është e favorshme, qytetarët janë të sigurt, krimet dhe aksidentet në trafik janë zvogëluar, theksoi zëvendësministri në detyrë i punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, i cili ishte për vizitë në këtë qytet.
 
“Vlen të theksohet se në nivel të Ohrit kemi një ulje të krimeve me 13.5%. Situatën e sigurisë e vlerësuam të favorshme në nivel të kënaqshëm, me rritje të efikasitetit në aktivitet me 46%. Kemi një rritje të kallëzimeve penale në fushën e krimit ekonomik për 35% dhe në atë të krimit klasik me 10%. Vlen të përmendet se numri i aksidenteve të trafikut në zonën e SPB-Ohër është ulur për 4% dhe numri i aksidenteve të trafikut me lëndime trupore është zvogëluar për 9%. Në të njëjtën kohë, nga inspektimi i punës së shërbimeve administrative këtu në Ohër, mund të konstatoj se gjendja është e rregullt.”, - deklaroi zëvendësministri i MPB-së, Mitko Bojmacaliev.
 
Zëvendësministri në detyrë shtoi se gjatë vitit 2020, pas më shumë se 20 vitesh, me mjete të buxhetit të MPB-së dhe një donacion çek, u dhanë dhe pesë mjete të reja për policinë e vendit. Ndërsa vizita ishte pjesë e një sërë vizitash në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbarë vendin, me qëllim të njohjes së rezultateve të deritanishme dhe planifikimit të aktiviteteve të ardhshme.
 
ILMIE ZHAKU