Bie sipari i fundit për Bejçinovcin, mbledhje në përkujtim të veprës së saj
Teatri shqiptar sot hapi dyert për të nderuar aktoren e dashur shqiptare....

Teatri shqiptar sot hapi dyert për të nderuar aktoren e dashur shqiptare, Yllin e teatrit në Shkup, Silvana Bejçinovci. Në një komemoracion rasti në pika të shkurtëra u përkujtua vepra, paraqitjet skenike dhe artisike të së madhes Bejçinovci.
E lindur në vitin 1955 në Stari Trg të Mitrovicës, ndërkaq nga viti 1975 erdhi në teatrin e shqiptar në Shkup, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm.
Silvana ka luajtur në 80 role, ndër të cilat në 30 role kryesore.
Zonjën Silvana e mbajmë mend si një yll të dramës shqipe në Shkup, e cila deri në vitet e 80-ta ka qenë një aktore shumë active, por pas tragjedive të rënda familjare, ajo është tërhequr por jo plotësisht, ka luajtur kohë pas penzionimit në vitin 2022.
Silvana Bejçinovci ishte dhe do të mbetet një doajene e kulturës dhe artit skenik të teatrit të Shkupit.
Ajo ka luajtur në 80 role ndër të cilat në 30 role kryesore por atë do ta rikujtojmë me rolet e saja të paharueshme, “Planeti i dembelëve”, “Antigona”, “Bashkëshortët” “Hamleti në katranicën e poshtme”, “ Zbutësit e njerëzve me sy zimbridi” të Teki Dervishit, “Stjuardesat”, “Zilja”, “Nita”, “Anija e vjetër”, “Pahentik në ëndërr” të Xhabir Ahmetit, “Bofqja”, “Jeta”, “Kush e solli Dorontinën”, “Furka e mistershme” dhe shumë role të tjera, në të cilat ajo ka marrë pjesë.
Ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë bashkëpunuar me aktoren Silvana, thonë se ishte aktore e cila ka plotësuar të gjitha kriteret e një ylli artistik.
Sipas tyre ajo ka dhënë në skenë gjithçka nga jeta e saj deri sa ajo përjetoj diçka që nuk mund ta përballojë një nënë, humbjen e djalit.
“Silvana nuk është shkëputur asnjëherë nga shtëpia e teatrit dhe ngelem me shpresën që shpirti i saj rebel do të gjej paqe, qetësi në fërsinë e Lekës së saj, që i krijoi çdo frymë, shumë dhimbje të madhe. Lavdi veprës dhe e kujtofshim gjithmonë si një aktore që la gjurmë të përjetshme në skenën e teatrit shqiptarë” - deklaroi Drejtori i Teatrit shqiptarë në Shkup, Adem Karaga.
Në nderim të artistes Bejçinovci, grupi i muzikës klasike “DuaSkupin”, interpretuan këngën o “Yll i bukur” me violin dhe flautë të prekur thellë nga humbja e mikeshes së tyre të vjetër.
Lajmin e trishtë të 4 prillit në prezencën dhe në nder të familjes, motrave, vëllaut, por edhe atyre që e deshën, ky komemoracion i dha edhe duartrokitjen e fuqishme të fundit. (Ardita Ramadani, TVM2)