Votimi dhe regjistrimi në Veri të Kosovës, BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkot

08.04.2024 21:29

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje...

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për thirrjen që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit pas shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Po ashtu, përmes një përgjigje dërguar mediave, blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe për thirrjen që serbët të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia nënkupton pjesëmarrje dhe realizimin e të drejtës për serbët e Kosovës që të shprehin qëndrimet e tyre në kutitë e votimeve”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Blloku evropian tha se është kyçe që të zhvillohen zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës, “me pjesëmarrjen e serbëve pa parakushte”.