Maqedoni
Parashikimi i motit
09.04.2024 09:02
Këtë të martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme...

Këtë të martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe vlera të larta presioni për pjesën më të madhe të kohës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.
