Maqedoni
Shkup, sanksionohen 135 shoferë
09.04.2024 09:16
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 sanksione.
Gjashtë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëzet e tri goba për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët…
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
