Delegacioni i Armatës së Sllovenisë për vizitë në Maqedoni
Delegacioni i forcave të armatosura të Republikës së Sllovenisë, i udhëhequr nga kryeshefi i SHM-së gjeneral majori Andrej Osterman, prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë....

Delegacioni slloven nesër do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e kryeshefit të SHM-së së ARM-së gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski, ndërsa gjatë qëndrimit do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Në takim pritet të bisedohet për përparimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral, stërvitjes së përbashkët mes të dy armatave dhe përvojat e ARM-së nga pjesëmarrja në misionet e udhëhequra nga NATO dhe BE.
Kryeshefi i SHM-së së Sllovenisë do të ketë mundësi ta vizitojë edhe Qendrën për trajnim të pilotëve, ku do të njoftohet me kapacitetet dhe mundësitë për trajnim.
Bashkëpunimi bilateral mes Armatës së Maqedonisë dhe Forcave të armatosura të Sllovenisë zhvillohet në më shumë fusha siç janë arsimi, stërvitja, ushtrimet, logjistika ushtarake dhe tjera. Në periudhën e vitit 2009 deri në vitin 2013 në poligonin e armatës "Krivollak", ishte kryer stërvitje ushtarake bilaterale "Nxitje" në të cilën anëtarët e dy armatave demonstruan shkallë të lartë në stërvitje dhe ushtrime në qitje të caqeve në hapësirën ajrore me sistemin raketor "IGLA". Viteve të fundit, oficerë të ARM-së u shkolluan në institucione me renome ushtarake arsimore në Slloveni.
