Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, kandidatët për president prezantojnë programet

09.04.2024 10:10

Vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët do të prezantojnë programet...

Vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët do të prezantojnë programet e tyre sot përmes tubimeve, debateve dhe takimeve me qytetarët.

Kandidati i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Stevo Pendarovski, i cili do të kërkojë mbështetje për mandatin e dytë, sot është në Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë.
 
 Kandidatja për kryetare nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, do të jetë në Tearcë, Bërvenicë, Gjorçe Petrov dhe Kumanovë. 
 
Kandidati për president i mbështetur nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani, do të mbajë panel diskutim në Shkup dhe takime me qytetarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. 
 
Takime dhe aktivitete në Shkup do të ketë kandidati për president Arben Taravari nga koalicioni “Vlen”. 
 
Kandidati për kryetar të lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski, do të jetë në Jegunovc, Tearcë, Bërvenicë dhe Tetovë. 
 
Biljana Vankovska, kandidatja për presidente nga “E Majta”, vazhdon fushatën presidenciale në Gazi Babë dhe Negotinë. 
 
Kandidati për president i partisë “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, do të takohet me qytetarët në Negotinë, Kavadar dhe Prilep.