Maqedoni

Shuhet zjarri që kaploi Sallën Universale, asfiksohen dy persona nga thithja e tymit

09.04.2024 10:54

Dy persona janë lënduar pas një zjarri që ka shpërthyer sot në Sallën Universale në Shkup...

Dy persona janë lënduar pas një zjarri që ka shpërthyer sot në Sallën Universale në Shkup, e cila ishte duke u rindërtuar. Në zjarrin e lokalizuar tashmë është djegur kupola e re e sallës, e cila është vendosur vetëm dhjetë ditë më parë.
 
Dy femra janë dërguar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë, për shkak të thithjes së tymit. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë konfirmuar se kupola e sallës ka marrë flakë dhe për momentin është duke intervenuar Brigada e Zjarrfikëses së Qytetit të Shkupit. Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit. 
 
Kupola e re u vendos dhjetë ditë më parë, ndërsa edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska ka potencuar se Salla Universale duhet të modernizohet plotësisht deri në vitin 2026.