Botë
Haiti, përplasje mes policisë dhe bandave
09.04.2024 11:38
Përplasje të reja mes policisë dhe bandave në Haiti....

Përplasje të reja mes policisë dhe bandave në Haiti. Zona përreth pallatit kombëtar është duke u evakuuar për shkak të të shtënave në Port-au-Princ.
Përplasjet e fundit vijnë më shumë se një muaj pasi bandat filluan të sulmojnë infrastrukturën kryesore qeveritare në një përpjekje për të kapur pallatin kombëtar dhe për të fituar kontrollin e plotë të kryeqytetit.
“E gjithë kjo është një padrejtësi sociale.”, tha Mario Celestin, banor i kamp de Mars.
Dhuna e vazhdueshme, e cila është përshkallëzuar që nga 29 shkurti, ka detyruar kryeministrin Ariel Henri të njoftojë se do të japë dorëheqjen pas formimit të një këshilli presidencial kalimtar.
