Botë
Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Berishës, kërkon heqjen e masës së sigurisë
09.04.2024 12:02
9 prilli është një ditë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha....

9 prilli është një ditë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij, përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.
Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të përsëritur, avokati i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit. Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish-klubit sportiv, Partizani. SPAK-u shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.
