Meksikë, bandat e drogës vrasin 15 policë
08.04.2015 13:29
Pesëmbëdhjetë policë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një pritë në shtetin meksikan Jalisco...

Persona të armatosur bllokuan autostradën dhe sulmuan autokolonën e policisë, që po udhëtonte drejt qytetit Guadalajara. Autoritetet e vlerësuan ngjarjen si një "sulm frikacak".
Zona ku ndodhi ngjarja e rëndë kontrollohet nga karteli i drogës i njohur si ‘Jalisko NewGeneration’, por Solorio nuk ka thënë nëse banda qëndronte pas sulmit.
‘Jalisco New Generation’, konsiderohet si një prej karteleve më të fuqishme në Meksikë dhe është i përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë përgjatë Bregut Paqësor.
