Hahn: Ballafaqohuni me testin e pjekurisë demokratike, zgjidhni krizën
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Han, ia ka kthyer letrën liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ku i shkuan se ‘ndan shqetësimin për seriozitetin e krizës aktuale politike’ dhe se e vlerëson përkushtimin e tij konstruktiv...

"Subjektet politike dhe institucionet në vendin tuaj po ballafaqohen me testin për pjekurinë demokratike në zgjidhjen e kësaj krize. Tani shteti duhet të ballafaqohet me këtë krizë me përgjegjësi dhe në mënyrë demokratike t’i zgjidh implikimet juridike dhe politike nga kjo krizë. Bashkimi Evropian ka vullnet t’i mbështesë partitë në këtë proces. Në ditët në vijim janë paraparë kontakte mes përfaqësuesve nga dy partitë më të mëdha të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe disa anëtarëve të Parlamentit Evropian. Besojë se do të zhvillohen bisedime konstruktive të cilat do të sigurojnë perspektivë", shkruan Han në letrën drejtuar Ahmetit.
