Kulturë
In memoriam, ka ndërruar jetë poetja, Lindita Ahmeti
09.04.2024 15:55
Mëngjesin e 9 prillit, papritur ka ndërruar jetë poetja dhe studiuesja nga Shkupi, Lindita Ahmeti....
Mëngjesin e 9 prillit, papritur ka ndërruar jetë poetja dhe studiuesja nga Shkupi, Lindita Ahmeti.
Njoftimin për humbjen e saj e ka bërë të ditur babi i saj, Xhabir Ahmeti. Ai në rrjetet sociale ka shkruar: “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore.”.
Bota letrare, miqtë dhe familjarët janë në shok, pasi vdekja ka ndodhur papritur. Lindita Ahmeti kishte 50 vjet, kishte studiuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit dhe ishte e punësuar pranë Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Është autore e disa botimeve, kurse poezia e saj konsiderohet si ndër më të veçantat në letërsinë moderne shqipe. Është fituese e përplot çmimeve dhe mirënjohjeve. Lindita Ahmeti ishte motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti dhe vajza e shkrimtarit, Xhabir Ahmeti.