Maqedoni
Parashikimi i motit
10.04.2024 11:21
Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme...

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.
Minimalja pritet të jetë 2 °C ndërsa maksimalja do të arrijë në 29°C.
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu.
