Maqedoni
Fitër Bajrami në Tiranë, falet namazi në sheshin Skenderbeu
10.04.2024 11:38
Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fiter Bajramit ose siç njihet ndryshe Bajrami i Madh në sheshin Skënderbej....

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fiter Bajramit ose siç njihet ndryshe Bajrami i Madh në sheshin Skënderbej. Ceremonia, ashtu si çdo vit, u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm.
Kryetari i Komunitetit Musliman I Shqipëtrisë, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Spahiu bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.
“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu.
