Maqedoni
Festa e Bajramit në Prishtinë, Tërnava thërret në unitet
10.04.2024 11:55
Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës...

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës në “Sulltan Mehmet - Fati”.
Myftiu Naim Tërnava ka thënë se Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh. Sipas tij, urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve. Bajrami është një ditë ku bamirësi liron dorën për bamirësi, ditë kur duhen pastruar shpirtrat dhe duhen shtrënguar duart, duke shtuar dhe promovuar vëllazërinë, besnikërinë dhe dashurinë edhe më të fortë", tha mes tjerash Tërnava.
“Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejtë, feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjell diskutimet, por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin”, ka thënë Myftiu Naim Tërnava.
