Botë
Australia mund ta njohë shtetin Palestinez
10.04.2024 12:50
Ministrja e Jashtme e Australisë, Peni Uong, tha se vendi i saj mund ta njohë shtetësinë palestineze...

Ministrja e Jashtme e Australisë, Peni Uong, tha se vendi i saj mund ta njohë shtetësinë palestineze. Megjithatë, Hamasi nuk do të mund të kishte asnjë rol në qeverisjen e atij vendi, tha ajo.
Uong tha se zgjidhja me dy shtete - sipas së cilës izraelitët dhe palestinezët do të jetonin krah për krah në vende të ndara - është “shpresa e vetme për të thyer ciklin e pafund të dhunës”.
Kanbera, prej kohësh, thotë se njohja e shtetit palestinez mund të vijë vetëm si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete, e ndërmjetësuar bashkë me Izraelin. Por, si opozita e Australisë, ashtu edhe Federata Zioniste e Australisë thonë se një veprim i tillë do të ishte i parakohshëm.
Izraeli ka nisur një fushatë të ashpër të sulmeve në Gazë - enklavë e banuar me palestinezë - prej se Hamasi ka sulmuar territorin e tij në tetor të vitit të kaluar.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se mbi 33.000 banorë të Gazës janë vrarë prej se Izraeli ka nisur ofensivën.
Pjesë të mëdha të territorit janë shkatërruar dhe shumë prej banorëve vuajnë nga uria.
