Maqedoni

Vankiska në Negotinë: MO, Prespës dhe Bullgarisë të dëmshme për shtetin

10.04.2024 13:31

Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë, janë tre dokumentet të cilat përdoren nga disa kandidatët presidencial....

Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë, janë tre dokumentet të cilat përdoren nga disa kandidatët presidencial për përfitime politike gjatë fushatës zgjedhore. Së fundmi kandidatja për presidente nga e Majta, Biljana Vankovska gjatë takimit me banorët e Negotinës ka ripërsëritur kërkesën e saj për anulimin e këtyre tri marrëveshjeve që sipas saj janë të dëmshme për RMV-në. Ajo thotë se maqedonasit ndjehen si qytetarë të dorës së dytë ndërsa për shkak të këtyre tri marrëveshjeve nuk mund të ketë demokraci të zhvilluar, shtet ligjor, as qytetarë të barabartë.
 
“Nuk po mudnemi të ndrëtojmë as demokraci as shtet të së drejtë, as shtet juridik, as shtet të qtetarëve të barabart. Pastaj  Jemi të frustruar dhe degraduar me atë që emrin dhe identitetin e kemi të rrezikuar, në ndërkohë fqinjët tanë nuk e dinë çka është mjaft. Bëjm 30 vite politik të lëshimesh që prap tani të na gënjejnë se me ndryshimin e preambulës, kushtetutës do të na happen dyert e parajsës së Bashkimit Evropian. Porosia ime është se BE-ja është përallë, ajo tani më po shëndrohet, ajo tani militarizohet, ajo tashmë për fat të keq i investon paratë në luftë. Edhe antarësimi në NATO është një çështje që e thithë farvërin tonë.”, - tha  kandidatja për presidente nga E Majta, Biljana Vankovaska.
 
Ajo tha se populli duhet së pari të rifitojë dinjitetin e tij dhe më pas të krenohet me betejat e tij. Sipas Vankovskës, anëtarësimi në aleancën më të madhe ushtarake, NATO, vetëm sa e shteron ekonominë tashmë të brishtë të vendit. Në takimin me qytetarët ajo theksoi se programi i saj vjen nga nevojat e qytetarëve. Vakovska gjithashtu  thotë se nëse ajo bëhet presidente do të inicioj procedur për dalje nga NATO.
 
REXHEP QAMILI