Maqedoni

Dimitrievski takim me banorët e Pologut, kundër që RMV të jet shtet me koncept qytetarë

10.04.2024 13:49

Kandidati për presidencial i Lëvizjes E di Maksim Dimitrievski e ka viyituar rajonin e Pollogut....

Kandidati për presidencial i Lëvizjes E di Maksim Dimitrievski e ka viyituar rajonin e Pollogut. Duke folur para të pranishmive në komunën e Jegunovcës ai tha se presidenti për të qenë mbrojtës i vërtetë i qytetarëve dhe interesave të tyre duhet të vijë nga qytetarët, në të kundërtën ai është pasues i subjektit politik që e ka emëruar. Ai mes tjerash ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese si dhe kërkesën e partive shqipëtare për heqjen e 20 përqindëshit nga kushtetuta, duke thënë se për të këto ndryshime në preambulën e kushtetutës janë të papranueshme.
 
“Propozimet kushtetuese për ndryshimet kushtetuese në pjesën e ndryshimit të përqindjeve për përdorimin e gjuhëve dhe në mënyrë plotësuese ndryshime kushtetuese për shëndërrimin e Maqedonisë në shtet me koncept qytetarë, e jo popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera etnike, janë të papranueshme. Sepse me atë propozim dikush me vetëdije dëshiron të na shtyjë në një proces të quajtur, në terma afatgjatë, ripërcaktimi i thelbit të shtetit dhe ripërcaktimi i sistemit shtetëror. Maqedonia është vetëm  Republikë.”, - tha kandidati për president i lëvizjes E Di, Maksim Dimitrievski.
 
Sipas Dimitrievskit me të gjitha ndryshimet kushtetuese që janë bërë deri më tani, Marrëveshja Kornizë e Ohrit është përmbushur në tërësi. Por fatkeqësisht, shtoi ai, po krijohet një zhgënjim i madh në shoqëri, veçanërisht te populli maqedonas dhe te qytetarët maqedonas dhe ata besojnë se po bëhet një shqiptarizim i paparë i Maqedonisë. Ai është shprehur se shqiptarizim nuk ndodh, por po ndodh privatizimi i shtetit nga ana e BDI-së dhe kjo thot ai mund të ndryshohet përmes zgjedhjeve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI