Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska tubim në Kumanovë
10.04.2024 14:14
Mbështetje për kandidaturën presidenciale, kandidatja nga VMRO – DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova...

Mbështetje për kandidaturën presidenciale, kandidatja nga VMRO – DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova, kërkoi nga banorët e Kumanovës. I ftoi ata në krijimin e një shteti të ri, sipas saj, shtet të drejtësisë dhe barazisë midis njerëzve. Siljanovska tha se midis prioriteteve do ti ketë gratë, do t’i kthej zyrat e popullit, ku qytetarët do të mund të ankohen, të kritikojnë, të propozojnë me të vetmin qëllim për të kthyer krenarinë e popullit, por edhe të shtetit.
“Do të bëj gjithçka që Maqedonia të bëhet shtet me dinjitet edhe pse është shtet i vogël evropian, shtet në të cilin do të sundonte drejtësia, e jo individë të fuqishëm të politikës dhe grupe oligarkësh. Unë do të bëj gjithçka që të jap një shembull se edhe në zyrën e vogël të presidentit, nëse është i formuar dhe krijuar nga njerëz profesionistë dhe kompetentë, me punë mund të meritohet krenaria. Shpresoj se do të përfitoj simpatitë tuaja.”, tha kandidatja e VMRO–DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska do të angazhohet që rinia mos t’a braktis shtetin, unifikimin e deputetëve, pavarësinë e gjyqësorit, emërimin e ambasadorëve të cilët në variantin më të mirë do të promovonin shtetin si dhe do të aktivizojë Këshillin e Sigurisë, si pasojë e sigurisë së brishtë në botë.
MERALE ISMAILI
