Maqedoni
Jakimovski viziton Negotinën dhe Kavadarin: Do ndihmoj bujqit të plasohen në tregjet e huaja
10.04.2024 14:41
Kandidati për president i GROM-it dhe koalicionit, Stevço Jakimovski, ka vizituar qytetin e Negotinës dhe Kavadarit....

Kandidati për president i GROM-it dhe koalicionit, Stevço Jakimovski, ka vizituar qytetin e Negotinës dhe Kavadarit. Aty ai prezentoi programin e tij për ndihmën e vreshtarëve të këti rajoni për të ndihmuar vreshtarët e këtij rajoni, gjegjësishtë se si planifikon ti ndihmoj ata që punën dhe produktet e tyre ti plasojn në tregjet e huaja. Sipas tij kjo nënkupton hapjen e tregjeve të reja pas humbjes së atyre ruse dhe bjelloruse. Jakimovski u shpreh se as qeveria dhe as presidenti si komandant suprem nuk kanë arritur t'i ndihmojnë bujqit, që së bashku me ndihmën ushtarake për Ukrainën, të vendosin në treg të huaj një pjesë të prodhimit të Maqedonisë.
“Hapja e tregjeve të reja, duke pasur parasysh se me luftën në Ukrainë bujqit maqedonas humbën tregun bjellorus dhe rus, por është e qartë se as Qeveria dhe as presidenti i vendit nuk janë të interesuar se ku mund të tregtohen jashtë produktet bujqësore. Bukfalisht tër paisjet ushtarake që i kishim edhe helikopterët edhe Suhoit edhe raketahedhësit, gjithçka që mundeshim të japim dham, por së bashku me paisjet ushtarake që i dham nuk u përpoqëm që të shkojnë edhe produktet bujqësore. Fermerët do të kenë një përkrahës të besueshëm tek unë.”, tha kandidati për president i GROM-it, Stefçe Jakimovski.
Jakimovski të ardhmen e industrisë së konservimit në Maqedoni e sheh në hapjen e tregjeve të huaja. Bujqit e vendit nuk kanë marrë asnjë kompensim për tregjet e mbyllura të huaja.
VLORA LATIFI TOPOJANI
