Maqedoni

Zjarri në Sallën Univerzale, PThP-ja nis ekspertizën

10.04.2024 14:48

Ekipet e ekspertizës bashkë me Prokurorin Publik kanë nisur ekspertizën e objektit të Sallës Univerzale në Shkup...

Ekipet e ekspertizës bashkë me Prokurorin Publik kanë nisur ekspertizën e objektit të Sallës Univerzale në Shkup, i cili gjatë së martës u kaplua nga zjarri. Nga Prokuroria thonë se dje në stacionin policor janë marrë deklarata nga tre persona të ndaluar, pas çka, siç thuhet, ata janë lëshuar duke marrë parasysh se në këtë fazë nuk ka bazë për ndalimin e tyre.
 
“Lokacioni do të kontrollohet detajisht për të siguruar të gjitha provat e domosdoshme për konstatimin e shkaqeve të zjarrit. Ekspertët do të prononcohen nëse zjarri eventualisht është shkaktuar nga faktori njeri ose bëhet fjalë për aksident.”, thonë nga PTHP.
 
Zjarri që dogji Sallën Univerzale, e cila nuk funksiononte për 9 vite, u shfrytëzua për përplasje partiake. LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE lejoi shkatërimin e Sallës.
 
“DPMNE në programin për zgjedhjet lokale premtoi rikonstruimin e Sallës Univerzale, kjo nuk ndodhi. Objekti i kultit dhe simboli i Shkupit u la në harresë, të shkatërohet nga brenda dhe jashtë.”,  thonë nga LSDM.
 
Nndërkoh VMRO-DPMNE fajin  ekërkojnë tek pushteti.
 
“Salla Universale u dogj dhe si çdo gjë deri tani fajin e ka dikush tjetër, ndoshta kabllot kanë fajin vetëm  jo qeveria. Nuk ka përgjegjësi për Kovaçevskin dhe Bisera Kostadinovska. Nuk ka as kërkim falje për qytetarët.”, tha Marija Miteva mga VMRO-DPMNE.
 
Gjatë së martës, për më pak se një orë u dogj pjesa më e madhe e enterierit të Sallës Univerzale. Kjo sallë dhjetë vite nuk ishte në funksion. 
 
MERALE ISMAILI