Maqedoni
Pendarovski në Dellçevë, Pehçevë dhe Berovë: Qytetarët të votojnë masovikisht
10.04.2024 15:12
Më 24 prill dhe më 8 maj të gjithë qytetarët të mobilizohen dhe të japin mbështetje masovike për numrin 1 të koalicionit të LSDM-së...

Më 24 prill dhe më 8 maj të gjithë qytetarët të mobilizohen dhe të japin mbështetje masovike për numrin 1 të koalicionit të LSDM-së, dhe pa kurrfarë hamendje të jenë të bindur se kjo është zgjidhja e vetme e cila garanton anëtarësimin e plotë të vendit në BE, jetë më të mirë, pa pasur mosmarrëveshje të hapura ndëretnike dhe fqinjësore. Këshut deklaroi kandidati presidencial Stevo Pendarovski, para qytetarëve të Pehçevës, Berovës dhe të Dellçevës, duke shtuar se vota e dhënë për të, dhe për LSDM-në, është votë e cila garanton zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilët ballafaqohet shoqerëria.
“Sa i përket rrethit të parë të zgjedhjeve, për mendimin tim, do të thoja se bëhet fjalë për një raund zgjedhor shumë të rëndësishëm, pasi që sigurisht se në rrethin e parë ne nuk do të zgjedhim presidentin e shtetit, mirëpo nëse bëjmë mobilizim të madh të qytetarëve për numrin 1, atëherë prej rezulateve të dala nga rrethi i parë, shumë lehtë do të mund të vlerësojmë dhe të shohim se kush do t’i fitojë të dy ciklet zgjedhore, më 8 maj. Andaj, ju lus të gjithë ju, që jeni këtu dhe ata të cilët ende po mendojnë, keni para jush një zgjidhje të qartë, ose Maqedonia do të shkojë prapa ku ishim dikur, ndërsa ne të gjithë e kaluam në lekurën tonë diktaturën e regjimit të kaluar, ose do të shkojmë para, ku filluam, jo me hapa të mëdha, por me hapa të sigurta në drejtimin e duhur.”, tha kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski qytetarëve të Dellcevës ua rikujtoi të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur në kohën kur vendi udhëhiqej nga VMRO-DPMNE, andaj i luti ata, që në këto zgjedhje të jenë shumë vigjilent dhe të mos bien pre e mashtrimeve dhe premtimeve të rreme të opozitës.
Karavani zgjedhor i koalicionit të LSDM-së dhe Stevo Pendarovskit nën moton “Presidenti Ynë” sonte vazhdon me tubimet e parashikuara zgjedhore. Sonte tubime do të mbahen në qytetin e Kavadarit, Rosomanit, Demir Kapisë dhe Negotinë. Poshtu në agjenden e tij presidenciale është parashikuar të realizojë edhe disa takime ndarëse me qytetarët e këtyre vendbanimeve ku më hollësisht do ta prezantojë programin dhe ofertën e tij presienciale.
Pendarovski në zgjedhjet e 7 - ta presidenciale garon për mandat të dytë. Deri në fund të fushatës së rrethit të parë karavini i Pendarovskit i mbështetur nga LSDM, ka parashikuar të vizitojë gjithësej rreth 65 vendbanime në të 6 njësitë zgjedhore. Një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, janë hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhënie të mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe zotohet para qytetarëve se do të jetë President i të gjithë qytetarëve dhe se do të jetë “urë lidhëse” mes liderëve politik për të gjetur konsensus me gjithë liderët politik për çështjet të cilat janë me interes shtetëror.
REXHEP QAMILI
