Maqedoni
Taravari urion besimtarët për festën e Bajramit
10.04.2024 15:23
Kandidati i VLEN për president, Arben Taravari nuk ka planifikuar për sot aktivitete parazgejdhore për shkak të festës së Fiter Bajramit...

Kandidati i VLEN për president, Arben Taravari nuk ka planifikuar për sot aktivitete parazgejdhore për shkak të festës së Fiter Bajramit, por ka përcjellur urime për besimtarët islam. Taravari ygjodhi që sot ta filloi festën e fitër Bajramit me faljen e namazit të bajramit në Xhamia e Sahatit në Gostivar. Pasi fali namazin e bajramit Taravari duke përcjellur urime për besimtarët islam, tha se kjo festë fetare është festë e miqësisë dhe tolerancës, prandaj ai uron që të gjith besimtarët të kalojnë caste sa më të mira me familjarët e tyre duke ju uruar shëndet mbarësi dhe fat. Zoti e bekoftë me mirësi çdo njërin nga ne! Qofshim një shoqëri plot me Altruizëm dhe me Vlera të Zotit! thekson kandidati presidencial Arben Taravari.
“Të gjithë besimtarëve jua uroj këtë festë, e cila është festë e miqësisë dhe tolerancës. Uroj që sa më bukur të kalojnë me familjarët e tyre pasi që zakonet ashtu e kanë, që këtë ditë t'i vizitojmë më të afërmit dhe familjarët.”, u shpreh kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari.
Njëherit nga shtabi i Taravarit kanë bërë të ditur se nesër para shtabit në Sheshin Skenderbeu, në çarshinë e vjetër në Shkup do të organizojnë pritje, me ëmbëlsrën tradicionale të Bajramit bakllavanë për aktivistët dhe përkrahësit e VLEN.
MERALE ISMAILI
