Maqedoni

Osmani uron besimtarët islam për festën e Bajramit

10.04.2024 15:46

Kandidati presidencial i Frontit Evropian, i udhëheqru nga BDI Bujar Osmani, në ditën e festës së Fitër Bajramit...

Kandidati presidencial i Frontit Evropian, i udhëheqru nga BDI Bujar Osmani, në ditën e festës së Fitër Bajramit ka vendosur që së bashku me familjen e tijë të përcjell urime për të gjithë besimtarët musliman. Bajra është kohë për të kaluar me familjen dhe për të qenë falenderues, por edhe ditë argëtimi për fëmijët. Poashtu Fitër Bajrami është festë e solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë më synimin që botën ta bëjmë më të mirë thuhet në urim.
 
“Bajrami është paqë dashuri dhe kohë për të qenë së bashku me ato që i don. Gëzuar të gjithve Bajramin, Gëzuar.”, tha kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani.
 
Poshtu natën e Bajramit kandidati presidencial Bujar Osmani iu bashkangjit fqinjëve në rregullimin e parkut dhe pastrimin e ambienteve të përbashkëta në lagje. 
 
Fushatën për garën presidenciale nga kampi i Frontit Evropian thonë se kandidati i tyre Buajr OSmani do ta vazhdojë në tubime dhe takime me qytetare menjëherë pas festës.  
 
Osmani takoi banorët e Shuto Orizares
 
Kandidati i Frointit Evropian për president Bujar Osmani duke qenë kandidat i 9 partive të frontit, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në komunën e shuto orizares për tu uruar qytetarëve rom ditën ndërkombëtare. Paoshtu ka organiyaur ehde një panel diskutimi me aktivistët rinor rom për barazinë dhe anti diskriminimin. Poashtu ka vizituar edhe tregun e Shuto orizares ku është njoftuar me problemet dhe kërkesat e tregtarëve në këtë treg. Paoshtu ka shpërnarë programin e tij presidenciale dhe ka këkuar mbështetjen e qyetarëve të kësaj komune. Osmani ka vizituar edhe kompshtin për fëmijë në këtë komunë. 
 
Paoshtu Osmani ka qëndruar dje edhe në komunën e Butelit ku ka takuar strukturën dhe përkrahësit në këtë komunë, si dhe ka shpërndarë programin presidnecial në duqanet e qendrës tregtare në këtë komunë. Nga Buteli Osmani ka vizituar edhe Lubotenin ku ka viyitaur vorrezat e dëshmorëve dhe xhaminë e fshatit. Osmani mori pjesë edhe në hapjen e shtabit të forumit rinorë në Çarshi.     
 
ERSAN PAJAZITI