Maqedoni

Parashikimi i motit

11.04.2024 09:04

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut...

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të larta transparente të cilat do të jenë kalimtare. Do ketë edhe erë mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 29°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.