Maqedoni
QMK: Evidentohen 10 zjarre aktive në vend
11.04.2024 10:35
Qendra për Menaxhimin me Kriza bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 10 zjarre...

Qendra për Menaxhimin me Kriza bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 10 zjarre në ambiente të jashtme, nga të cilat njëra është ende aktive mëngjesin e sotëm.
Zjarre aktive ka në Komunën e Dibrës mes fshatrave Bomovë dhe Konjare, ku digjen “gështenja” dhe bimësi e ulët. Nga Qendra Rajonale Ohër njoftojnë se kanë intervenuar me një automjet dhe pesë zjarrfikës. Zjarri është vënë nën kontroll. Shuarja e zjarrit do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme. Në rajonin e Shkupit janë shuar tre zjarre, dy në Ohër dhe një në Resnjë, afër fshatit Lubojna, afër fshatit Dolni Balvan në Shtip, afër Negrevës në Pehçev dhe afër fshatit Shupli Kamen të Kumanovës.
QKM-ja apelon dhe kujton që të mos digjen bimësinë jashtë, për pastrimin e rregullt të kanalizimeve lokale dhe mos hedhjen e mbeturinave në to. Të gjitha rastet emergjente të raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QKM, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.
